Kazakistani njoftoi sot se ka arrestuar autorët që kryen javën e fundit një seri sulmesh terroriste, të pretenduara nga islamistët radikalë, ku u shënuan 7 të vdekur në këtë shtet të Azisë Qendrore.
Katër civilë dhe tre ushtarë u vranë më 5 qershor nga një grup personash të armatosur që hapën zjarr mbi armaturën e një depo armësh në përpjekje për të sulmuar një bazë ushtarake në Aktobe, një qytet me rreth 400.000 banorë që ndodhet një qind kilometra nga kufiri rus.
“Të gjithë pjesëmarrësit e këtij sulm janë çarmatosur dhe më pas arrestuar”, njoftoi sot siguria kombëtare në një deklaratë, pa dhënë detaje për numrin e saktë të autorëve.
Presidenti i Kazakistanit, Noursoultan Nazarbaiev akuzoi dy ditë më parë disa islamistë radikalë, pasues të Selefizmit, si autorë të mundshëm të këtij sulmi terrorist.
BW/d.i.