Jose Mourinho dëshiron të blejë pesë lojtarë më shumë këtë verë, pasi mbrojtësi i Villareal, Eric Bailly u bë nënshkrimi i parë i portugezit në Old Traford.
Bailly, 22 vjeç, nënshkroi një kontratë afatgjate me klubin, pasi Djajtë e Kuq u pajtuan të pagunin 30 milionë funte për mbrojtësin.
Mourinho ka për qëllim që ta forcojë ‘shpinën’ e United, dhe sipas ESPN, ai është duke kërkuar edhe pesë lojtarë më shumë këtë verë, transmeton Gazeta Express.
Zlatan Ibrahimovic pritet t’i bashkohet Djajve të Kuq këtë muaj, por Mourinho shpreson të nënshkruaj edhe me një mesfushor të mirë, një anësor të shpejtë, një sulmues dhe një tjetër mbrojtës. (b.an)