Pesë muaj më parë në një qytet të Gjermanisë një grua e prekur nga sëmundja e skizofrenisë i hodhi vaj të nxehtë burrit të saj në kokë dhe iku nga shtëpia.
Gjykata në këtë rast do të vendosë nëse ajo do të dënohet për shkaktim të lëndimeve trupore të bashëshortit të saj apo do të shtrohet në spital psikatrik.
Sëmundjet mendore si të 45 vjeçares në Kosovë gjatë dy viteve të fundit kanë shënuar shifrën prej 198 rasteve nga 501 hospitalizime sa kanë qenë në Klinikën Psikiatrike shkruan Gazeta Fjala. Sipas Drejtorit të kësaj klinike, Shaban Mecinaj mosha e këtyre të prekurëve në Kosovë vjen varësishtë nga lloji i skizofrenisë që ata kanë.
“Disa paraqiten në moshë të re dhe kanë prognozë më të keqe, derisa një grup tjetër i skizofrenive mund të paraqiten në faza të mëvonshme të jetës dhe të menaxhohen më lehtë, nga aspekti mjekësor dhe shoqëror”, ka thënë ai.
Derisa gjinia e këtyre të prekurev sipas drejtorit të KP- së është më shumë mashkullore për arsye se burrat tentojnë të fshehin sëmundjen dhe nuk kërkojnë ndihëmn e psikiatrit.
Psikologu Adem Shala thotë se problemet e shëndetit mendor janë kthyer ne një problem shumë të madh veçanërisht vitet e fundit edhe në Kosovë.E sipas tij njëri nga këto probleme është edhe skizofrenia shkruan Gazeta Fjala.
“Si një formë e përsëritur dhe shpeshherë kronike e sjelljes anormale që i referohet asaj që njerëzit e rëndomtë e quajmë “çmenduri””, ka deklaruar Shala. (b.an)