Real Madridi ka filluar bisedimet me agjentin e Paul Pogbas për kompletimin e transferimit të francezit në Santiago Bernabeu.
Sky Italia raporton se agjenti i Pogbas, Mino Raiola është takuar me drejtorin e Real Madridit, Jose Angel Sanchez për të biseduar për marrëveshjen personale të lojtarit, transmeton Koha.net.
Sipas këtyre raporteve Real Madridi i ka ofruar Pogbas një pagë prej 8-9 milionë euro në vit, por kërkesa e Raiolas është më e madhe për 23 vjeçarin, citohet Koha.
Që nga transferimi tek Juventusi, Pogba ka pasur një rritje shumë të madhe të vlerës, ndërsa tani cilësohet si një nga mesfushorët më të mirë në Evropë, duke e kapur kështu vëmendjen e kampionit të Evropës, Real Madridit. (b.an)