Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i cili aktualisht gjendet në një vizitë zyrtare në Bullgari, tha se pas Vetëvendosjes pret që punës së rregullt të Kuvendit të Kosovës t’i kthehen edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, si dhe Nisma për Kosovën.
Ai tha se pozita dhe opozita duhet të kenë një komunikim normal. Madje kërkoi edhe mirëkuptimin e opozitës, siç tha ai, për ta kaluar sfidën e demarkacionit në mënyrë që t’i hapet rrugë liberalizimit të vizave, citohet Koha.
“E përgëzoj ardhjen e Vetëvendosjes në Kuvend. Pres shumë shpejt që edhe AAK dhe NISMA për Kosovën t’i kthehen Kuvendit”, tha Veseli në një intervistë dhënë transmetuesit publik.
Ndërsa, paralajmërimeve se liberalizimi i vizave për Kosovën mund të shtyhet, Veseli iu përgjigj me po të njëjtat fjalë të autoriteteve të Bashkimit Evropian, se liberalizimi do të ndodh në fund të vitit. (b.an)