Gjashtë muaj pas vrasjes se Denis Kasajt, diten e sotme nga policia është ndaluar Sokol Cali, 41 vjeç i cili dyshohet se ka vënë në dispozicion të autorëve makinën me të cilën është kryer vrasja.
Ngjarja ndodhi më 8 janar dhe sot sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të
Policisë Fier, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë informon për ndalimin e shtetasit: -Sokol (Edvin) Cali, 41 vjeç, lindur në Rubik dhe banues në lagjen “Beslidhja”, Lezhë.
Lajmi eshte bere me dije nga policia e cila ka thene se “nga veprimet e deritanishme hetimore , rezulton se shtetasi Sokol (Edvin) Cali, dyshohet se automjetin Toyota Yaris, me targe AA 587 KF, të vjedhur në qytetin e Lezhës, e ka vënë në dispozicion të autorëve të vrasjes së shtetasit Denis Kasaj dhe plagosjes së shtetasve Kelmend Kastrati e Elton Margaritari, ngjarje kjo e ndodhur më datën 08.01.2016 në vendin e quajtur “Mulliri i Artë”, Fier”. (java /r.a)