Please, don’t go” (Ju lutem, mos ikni!).
Revista më e famshme gjermane ”Der Spiegel” i drejtoi një kërkesë britanikëve për të zgjedhur qëndrimin në Bashkimin Evropian, në një botim special, kryesisht në gjuhën angleze.
Me flamurin britanik së bashku me atë të BE-së dhe me 23 faqe në gjuhën angleze dhe gjermane, e përjavshmja kërkon të shpjegojë arsyen përse Gjermania ka nevojë për britanikët,
“Zgjedhja parashtrohet mes një çasti të ndjenjës së krenarisë dhe një të ardhmeje të re të ndërtuar së bashku”, shkruajnë në një editorial kryeredaktorët Klaus Brinkbaumer dhe Florian Harms.
“Nëse Britania e Madhe tregohet e zgjuar, ajo do të mbetet një anëtare e Bashkimit Evropian, pasi do të pranojë se e ardhmja e Perëndimit është në pikëpyetje”, vijuan ata. (java / r.a)