Takimi Basha-Meta për reformën në drejtësi është komemtuar edhe nga Grida Duma, e cila nga qyteti i Pogradecit e ka konsideruar themelor konsensusin.
Duma e ka vlerësuar këtë takim të rëndësishëm, duke e parë në këndvështrimin e interesimit të të gjithë aktorëve politikë, ndërsa e ka konsideruar normal edhe presionin e ndërkombëtarëve për arritjen e dakordësisë.
Duma ka pohuar edhe njëherë vendosmërinë e opozitës në kërkesat e saj sa i takon reformës në drejtësi.