Dhuna e ushtruar ndaj gruas së xhaxhait, i ka kushtuar 42 vjeçarit masën e arrestit me burg me akuzën e ushtrimit të dhunës në familje.
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Pogradec, arrestuan në flagrancë shtetasin Besnik Biba, 42 vjeç, banues në fshatin Hudënisht, pasi dyshohet se ky shtetas dje në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së xhaxhait të tij, shtetases M.B, 50 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal./a.r.