Më shumë se 3.000 emigrantë janë shpëtuar në Mesdhe gjatë dy ditëve të fundit, ndërkohë dy trupa janë gjetur të pajetë.
Lajmi është bërë i ditur nga roja bregdetare italiane, e cila shton se për shpëtimin e jetëve në det janë angazhuar 15 anije dhe 1950 trupa të ekipeve të shpëtimit.
Të gjitha operacionet janë zhvilluar në rrugën mes Libisë dhe Italisë, e riaktivizuar shumë pas ngritjes së temperaturave dhe mbylljes së rrugës ballkanike.
“Nuk vendosa rastësisht të shkoj në Libi apo Itali, kështu thjesht në një moment, jo. Ishte dhimbja që më detyroi të ndërmarrë këtë udhëtim. Dhe këtu flas për vdekje kudo, uri, dhimbje e skamje”, thotë Mikeli,21 vjeç nga Nigeria raporton Ora.
Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim, në tre javët e fundit është rritur shumë jo vetëm numri i emigrantëve që tentojnë Europën nga Libia në Itali, por edhe numri i vdekjeve të tyre në det.
2.809 persona kanë humbur jetën që nga janari i këtij viti, rreth 1 mijë herë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./a.m.