Portieri i Manchester United, David De Gea, është përfshirë në një skandal seksual dhe nuk do të marrë pjesë në EURO 2016.
De Gea nuk do të jetë pjesë e europianit, pasi akuzohet për një rast përdhunimi, raporton ‘El Diario’ Portieri spanjoll është akuzuar nga një dëshmitare se ai së bashku me sulmuesin Iker Muniain, ku thuhet se ata e kanë përdhunuar atë në një hotel.
Mësohet se De Gea ka caktuar takim me dëshmitaren, duke i premtuar asaj para për shërbimet, mirëpo pastaj te dy futbollistët e kanë detyruar atë të kryej marrëdhënie, referon Blic.
De Gea tani është në telashe për shkak se mund të përjashtohet përfundimisht nga EURO 2016, ndërsa pasojat mund të jenë shumë më serioze në rast se ai shpallet fajtor në rastin e përdhunimit. (b.an)