Kryetari i Lëvizjes Socialsite për integrim Ilir Meta ishte i pranishëm në konventën e organizatës rinore të forcës që drejton. Gjatë fjalës që mbajti ai tha se shqiptarët tashmë kërkojnë më shumë përgjegjshmëri për të ecur përpara. Sipas Metës qytetarët kërkojnë të bëhet me shumë atje ku gjërat nuk kanë shkuar mirë, dhe kjo garanci sipas tij është tek LRI.
“Populli shqiptar është lodhur nga ideatorët dhe arkitektët, populli kërkon të jemi më njerëzor, më modest dhe të marim përgjegjësi për çdo gjë që nuk ka shkuar mirë, dhe ta fusim Shqiëprinë në një fazë të re cilësore, të një vendi evropian të angazhuar për të plotësuar të gjitha detyrimet që vijnë nga hapja e negociatave dhe anëtarësimi i Shqipërisë në BE. Këtë nuk mund ta bëjë asnjë individ, këtënnuk mund ta bëjë asnjë parti, këtë nuk mund ta bëjë asnjë shumicë, këtë nuk mund ta bëjë asnjë pakicë, këtë mund ta bëjë vetëm një kulturë e re politike kur Lëvizja Rinore për Integrim shkëlqen me transparencën, përgjegjësinë e saj. Vendi ëhstë lodhur shumë nga një konflikt i egër egoist, absurd që i shter çdo ditë energjitë më të mëdha, dhe e shfokuson nga problemet më të mëdha të cilat duhet t’i zgjidhim së bashku”, tha Meta.
Më tej ai vlerësoi edhe drejtuesit e LRI-së ndër vite për frymën e shpërndarë në struktura, transparencën dhe kontributin e dhënë për vendin.
“Nuk jam i zhgënjyer as nga gjenerata e Erisës, as nga gjenerata e Endritit dhe Kejdit dhe as nga gjenerata e re që do marrë drejtimin e LRI. Gjeneratat e LRI-së sa vijnë dhe bëhen më të mira. Mos mendoni se është vetëm merita juaj, por është edhe gjenerata e të mëparshmëve, të cilët i kanë dhënë kaq shumë përkushtim dhe dashuri kësaj organizate”, tha Meta./a.m.