Ajo do të jetë në Kopertinën e revistës Marie Claire, që lancohet këtë muaj në Rusi. Këngëtarja shqiptare Rita Ora është ylli kryesor i këtij muaji në revistën Marie Claire.
Këngëtarja shqiptare shfaqet plot buzëqeshje ne nje foto të cilën e ka realizuar shoku i saj Matt Irwin, siç ka bërë të ditur ajo përmes postimit në Instagram.
Këngëtarja 25-vjeçare e arriti famën e saj shumë shpejt dhe po ngjitet në vijimësi duke qenë gjithashtu një objekt reference për shqiptarët. (java / r.a)