Kryemyftiu i Serbisë Abdullah Numan, që në fakt është serbi Ivan Trifunoviç, lindur në Beograd dhe i konvertuar në mysliman nga mosha 19, ka deklaruar se “shkëputja e Kosovës nuk i ka sjellë askujt asnjë të mirë”, transmeton Koha.net.
Numan, alias Trifunoviç, ka thirru për kthimin e ish- Jugosllavisë duke deklaruar se “të gjithë popujt e atij vendi kanë pasur një rrënjë”. “Ç’të mirë ka sjellë shkëputja e Kosovës? Sa objekte të shenjat fetare serbe që janë ruajtur me shekuj e edhe në kohën turke gjenden atje?
Tani, të gjitha, brenda një nate, u gjenden në njëfarë shtetit të pavarur, larg atyre që i respektojnë dhe që të ushtrojnë fenë e vet”, ka thënë Numan për gazetën Beogradit Veçernje Novosti, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se deklarata e tij nuk duhet të shikohen me syze politik ndërsa deklaratën e vet se “duhet suspenduar Republikën Srpska”, e ka quajtur të nxjerrë nga kontesti i përgjithshëm, thekson gazeta.
“Nuk jam politikan dhe as që dua të jem. Por, çfarë kemi fituar nga shkëputja e Kosovës dhe ndarja e Bosnjës në RS dhe federatë të B e H-së?
Asgjë nga kjo nuk kanë parë as serbët, as kroatët, as boshnjakët. Madje, edhe ateisti e diktatori Tito pati sukses që Bosnjën ta sjellë në situatën që toleranca dhe bashkëjetese fetare të jetë ajo që tash as që merret me mend”, ka thënë ai.
Abdullah Numan, myftiu serb, thekson se të gjithë popujt e ish-Jugosllavisë janë “njerëz nga një rrënjë” dhe pothuaj të një gjuhe identike dhe se, ata, sipas tij, duhet që sa më shpejt të jetojnë sërish bashkë pasi “ndarjet dhe kufijtë janë rrugë e shkatërrimit e tyre”, ka thënë ai. (b.an)