Ditën e djeshme, në kalendarin 3 javor të punimeve të kuvendit ishte futur drafti i reformës në drejtësi, një fakt ky që ka sjellë dhe reagimin e ashpër të opozitës, e cila e ka quajtur këtë një skandal, i bërë pa dijeninë e tyre. Madje PD, përmes Edi Palokës tha se çështjen do e ndiqnin penalisht.
Por ka qenë kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, i cili ka saktësuar sot, se futja e draftit të reformës në drejtësi në kalendarin e Kuvendit ka qenë thjesht një lapsus.
“Nuk ka shumë të vërteta, por vetëm një. Kuvendi i shqipërisë me sa jam informuar do të sqarojë këtë cështje. Ka patur një lapsus, dhe jo ndonjë votim për këtë çështje as në sallë e askund. Do duhet të jemi të përqendruar në zbatimin dhe miratimin e reformës. Besoj se është një lapsus, por jam i bindur se shërbimi i kuvendit do ta sqarojë këtë problem.”- tha Vasili.
Reagon Paloka: Nuk kemi të bëjmë thjesht me një gabim, por me një falsifikim
Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe kreu i grupit parlamentar Paloka, i cili ka thënë se është informuar se ka qenë një gabim i administratës së Kuvendit, një “lapsus” që për demokratin gjithsesi mbetet i dyshimtë. Paloka shtoi se nëse drafti i reformës do të tërhiqet nga kalendari, ata nuk do të bëjnë kallëzimin penal.
“ Praktikisht kemi të bëjmë jo më pak se me një falsifikim, të kryer, nga kush, do duhet ta marrim vesh…! Por nga komunikimet e fundit me kuvendin, na rezulton të na thonë se ka qenë një gabim i administratës, ndërkohë që ju e dini shumë mirë se të tilla gabime administrata nuk mund t’i bëjë. Besoj cdokush e ka të lehtë të kuptojë sesi vepron Rama.. me një vendosshmëri kriminale për të kryer gjithçka që atij i intereson. Për momentin ne ende nuk e kemi dorëzuar kallëzimin penal, por kemi kërkuar që zyrtarishtr të hiqet nga kalendari…imagjinoni sikur të mos ishit ju gazetarët që e keni parë këtë ndryshim, çfarë do të ndodhte sipas ju?!”- tha Paloka.
Ndërkohë pak më pare, ish kryeministri Sali Berisha ka sulmuar Kreun e qeverisë Rama si dhe nënkryetaren e parlamentit Valentina Leskaj, duke i fajësuar këta të fundit për futjen në kalendar të draftit të reformës.
Parlamenti i vrasesve, trafikanteve, hajnave, perdhunuesve, me se fundi fallsifikon kalendarin e tij!
Te dashur miq, ne nje akt banditesk te pashembullt ne historine 25 vjecare te parlamentit pluralist shqiptar por ndofta dhe ne historine parlamentare boterore, parlamenti i vrasesve, perdhunuesve, trafikanteve, kusarve te shtetit fallsifikoi dje me urdher te Edvin Kristaq Rames kalendarin e punimeve te tij.
Keshtu, “madam Lokomotiva” futi ne kalendar, me urdher te neo-bllokmenit Edi Rama, pa diskutuar ne byrone e parlamentit, ligjin per ndryshimet kushtetuese sikur gjoja kjo ishte miratuar me konsensus. Nderkohe qe ne materialin e shperndare byrose para mbledhjes nuk thuhej asnje fjale per per kete ligj.
Ky eshte nje krim i shemtuar qe tregon se çfare jane ne gjendje te bejne me parlamentin vrasesit, kusaret e shtetit, trafikantet dhe perdhunuesit dhe pengmarresit ne parlament. Ky eshte nje akt qe tregon fytyren e vertet te Edvin Kristaq Rames, i cil duhet te marre pergjigjen e merituar! / java a.k