“Ça bon” ishte operacioni i koduar i policisë italiane që prangosi 22 shqiptarët, pjesë e organizatës kriminale të trafikut të drogës dhe grabitjeve me armë e dhunë.
Mediat italiane raportojnë se mengjesin e sotem policia ekzekutoi urdhër arrësti për 22 shqiptarë që i përkasin një organizate kriminale që merrej me importin dhe tregtinë e drogës, me plaçkitje dhe vjedhje me armë në Pomezia, Torvaianica e Ardea.
Sipas policise italiane, qe i referohen mediat fqinje operacioni i sotëm “Ça Bon 2” është vijim i atij finalizuar në Janar 2014, koduar nr.1 “Ça bon” .
Aso kohe policia italiane arrestoi 5 shqiptarë, të akuzuar për importin e më shumë se 800 kg marijuane, të cilën e kishin fshehur brenda një blloku gjigand shkëmbi.
Emrat e 22 shqiptarëve ende nuk janë publikuar.
Panorama/d.i.