Silvio Berlusconi ka qenë në rrezik vdekjeje. Këtë e ka deklaruar mjeku personal i ish-kryeministrit të Italisë, Alberto Zangrillo.
“Silvio Berlusconi rrezikoi të vdiste. Mbërriti në spital në gjendje të rëndë, shqetësuese, dhe ishte i vetëdijshëm për këtë. Zemra e tij, barkushja e majtë, ishte në krizë akute”, thotë doktor Zangrillo, drejtor i Njësisë Operative të Anestezisë dhe Reanimacionit të Përgjitshëm në spitalin San Raffaele të Milanos.
Mjeku më tej ka bërë të ditur se Berlusconi, 79 vjeç, do t’i nënshtrohet operacionit për të zëvendësuar valvulën e majtë. Kemi identifikuar në mënyrë të saktë patologjinë e valvolës aortike, që quhet insufiçencë aortike. Në këtë rast, ka vetëm një mënyrë për ta ndrequr, ndërhyrja kirirugjikale për ta zëvendësuar valvulën”.
“Silvio Berlusconi është njeri që dëshiron të jetojë 130 vjet. në fillim nuk donte ta besonte, i dukej si një incident i vogël i pakëndshëm. Më pas e mori me guxim e vendosmëri. Nuk ka pasur asnjë dyshim dhe beson plotësisht në përgjegjësinë tonë”, shtoi doktori.
GdS/D.I.