E ëma e Laura Boaten i kishte lënë asaj një pasuri të majme pasi kishte vdekur. Dhe çfarë ka bërë Laura? Ajo ka shpenzuar edhe qindarkën më të vogël në ndërhyrje kirurgjikale. Dhe tërë këtë e ka bërë për hir të ngjasimit me idollin e saj Beyonce, transmeton ORAinfo.
Plotë 12.000 pound apo afër 18 mijë euro janë shpenzuar në fryrje buzësh, nxirje artificiale të lëkurës, zbardhje dhëmbësh, tatuazhe e zmadhime gjoksesh.
Boaten shprehet e kënaqur me veprimet e bëra dhe po ashtu nuk e ka mohuar mundësinë për të rritur edhe më gjinjtë e saj.
“Nëna ime do ndihej krenare me atë që bëj un tani. Asaj nuk do i pengonin fotografitë provokuese që postoj në internet”, ka thënë 28 vjeçja.