Kryeministri Edi Rama ka njoftuar në llogarinë e tij në Facebook nisjen e punimeve për ndërtimin e stadiumit të ri, Arena Kombëtare. Kryeministri ka publikuar një numër fotosh që tregojnë fadromat teksa nisin shembjen e stadiumit “Qemal Stafa”, në vend të të cilit do të ngrihet i riu.
Rama shkruan se për 18 muaj do të hapen dyert e një prej stadiumeve më të bukur në Evropë.
“Bashkë me rrugëtimin e Kuqezinjve në Finalet e Francës filloi edhe rrugëtimi për ndërtimin e Arenës Kombëtare. Për 18 muaj do të hapim dyert e njërit ndër stadiumeve më të bukur të Europës (shpresoj me një ndeshje Shqipëri – Kosovë) dhe do të bëjmë festën më të madhe kuqezi me të ftuar nga çdo hapësirë ku jetojnë shqiptarët. Forca Shqipëria”, shkruan Rama në Facebook.
D.I.