Gjykata e Lartë ka pushuar çështjen e deputetëve Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka.
Dy deputetët akuzoheshin për dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre Gent Strazimiri në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë.
Ndreu u shpreh se goditja nuk ishte për shkak të detyrës, por për arsye personale.
“Kjo histori kishte qëllim njollosjen tonë” – tha Ndreu.
Më parë, dy deputetët ishin dënuar me mbi 200 orë pune në publik. Ndërkohë, çështja penale është pushuar sot duke bërë kështu që dy deputetët socialistë të marrin pafajësinë.