Partia Demokratike ka kërkuar mbledhjen e Byrosë së Kuvendit dhe përjashtimin e kryeministrit Edi Rama.
Kërkesa e PD-së erdhi pas fjalës së Ramës ku duke i’u drejtuar opozitës ai përdori fjalën “tufë”. Edhe pse Rama tha se e kishte fjalën për tufë lulesh, opozita e quajti atë fyrje.
Parlamenti u ndërpre dy herë pasi deputetët e opozitës bllokuan foltoren teksa fliste Rama.
“Nuk ka asnjë arsye që ky parlament të dëgjojnë aroma të tilla nga goja e kryemisnitrit, Ndaj grupi i PD kërkon pushim që të mbledhë firmat, që të kërohet mbeldhja urgjente e Byrosë, që ky zotëria këtu të përjashtohet nga seanca”, tha deputeti i PD Flamur Noka./a.m.