I pyetur nga gazetarët sesi e komenton zhvillimin e seancës së sotme, Taulant Balla tha se Lulzim Basha dhe Sali Berisha u kishin lënë porosi disa deputetëve të PD që të sulmonin foltoren gjatë kohës që Rama fliste.
“PD kërkoi mbledhjen e byrosë me argumentin pse një deputeti iu tha epiteti tufë me lule” – tha Balla duke komentuar pezullimin e seancës së Kuvendit.
“Pas shuplakës së rëndë të SHBA dhe PD ndaj opozitës, sot kemi të bëjmë me këtë sjellje. Plani i dytë i opozitës është që të bëjnë një kërkesë për përjashtimin e Ramës për thyerje të rregullores. Sigurisht që Byroja nuk do ta miratojë një kërkesë të tillë dhe PD do të bojkotojë Kuvendin në vijim” – tha Balla. (java / r.a)