Çështja “Rroshi” është rikthyer sërish sot në parlament nga opozita. Fillimisht kryetari i grupit demokrat Edi Paloka adresoi në drejtim të kryeministrit Rama i cili në fakt nuk ndodhej në sallë, pyetjen se “ku ndodhet Elvis Rroshi”.
Pas tij fjalën e mori deputetja Albana Vokshi, e cila kërkoi që kreu i mazhorancës të vijë në sallë e të japë përgjigje.
“Pse ende kryeministri nuk e ka firmosur shkarkimin e Elvis Rroshit. Unë mendoj se sot ka ardhur koha që ai sot të vijë dhe të japë përgjigje”, tha Vokshi./a.m.