Sipas raporteve mjekësore “vijojnë egzaminimet e zemrës” për Silvio Berlusconin. «Kuadri klinik i përgjithshëm është i mirë», spjegon mjeku i tij i besuar Alberto Zangrillo pas episodit të problemeve me zemrën që Berlusconi pati të djelën në mbrëmje.
Por zgjatet koha e qendrimit në spital për Silvio Berlusconin. Mjekët përmes komunikatave për shtypin kanë bërë me dije se kuadri klinik i përgjithshëm është i mirë. Dhe ndërkohë është duke vijuar egzaminimi për të përcaktuar diagnozën. Edhe fëmijët e Kavalieres konfermojnë të njëjtën gjë, sikur edhe Marina, ndërsa dilte nga spitali San Raffaele ku është shtruar lideri 79 vjeçar i Forza Italia, prej të martës.
Hipoteza e ndërhyrjes
Është folur edhe për një ndërhyrje në zemër, si hipotezë, por ende nuk ka vendim. Shtrimi në spital përzgjatet. Kavaliere do të qendrojë edhe ca në San Raffaele. Kjo e dëmton fushatën ose edhe e forcon, nuk dihet se si do të ndikojë tek elektorati, por ai do të mungojë ndërsa luftohet për balotazh në Milano, Romë, Torino, Bolonja dhe Napoli. Berlusconi ndodhet në katin e gjashtë të spitalit në ngrehinën që njihet me emrin Diamante – ku është edhe dhoma e kategorisë me pesë yje. Aty ka pritur Berlusconi fëmijët e tij, Marina, Barbara, Luigi e Piersilvio. E fejuara Francesca Pascale i shkoi në spital herët në agim. Në spital e kanë vizituar edhe avokati Niccolò Ghedini dhe miku i tij Fedele Confalonieri.
ma.me