Një ditë pas shkëmbimit të zjarrit mes disa prej pejsëtarëvetë fisit Çapja dhe punonjësve të Policisë së Shtetit në Elbasan, uniformat blu kanë arrestuar tre persona.
Policia ka vënë në pranga një ditë pas ngjarjes shtetasit Florenc dhe Ardjan Çapja si dhe shtetasin Bledar Muça.
Këta persona dyshohet se kanë qëlluar mbi uniformat blu gjatë një oepracioni kontrolli. Çapjat deklaruan dje se janë terrorizuar nga policia, dhe se nuk kanë shtënë në drejtim të forcave të rendit.
Një prej pistave është se këta persona, kanë qëlluar pasi dyshuan se ishin hasmi i fisit Çapja./a.m.