Pas bojkotit 10-ditor, opozita rikthehet sot në sallën e parlamentit, ndërsa seanca plenare e radhës pritet të përfshihet nga debatet për reformën në drejtësi.
Zhvillimet e fundit, pas takimit të 6 qershorit Rama-Basha, pritet të dominojnë seancën e sotme. Pezullimi i Drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Cako, apo qendrimet e nderkombetareve per deshtimin e kompromisit per reformen ne drejtesi,.pritet të jenë disa nga cështjet më të nxheta të debatit në sallën e parlamentit.
Rendi zyrtar i punimeve të Kuvendit parashikon diskutimin e dy pr/ligjeve, “Për ndërmarrjet sociale” dhe pr/ligji “Për shërbimet”, si dhe të dekretit të Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin “Për marrëveshjet ndërkombëtare. (java / r.a)