Policia ka arrestuar dy djem nga fisi Çapja në Elbasan, me akuzën e hapjes zjarr kundër forcave të rendit. Por akuza është kundërshtuar nga një prej të afërmve.
Enver Sinakolli, daja i një prej viktimave të masakrës së 3 shkurtit në Elbasan, ka telefonuar në redaksinë e News24, duke akuzuar policinë se po ushtron terror mbi ta.
Ai pretendon se policia i ka shoqëruar djalin 21-vjeçar dhe po e mbajnë në burg pa të drejtë. Sipas Sinakollit, policia po i mban të rrethuar që prej mbrëmjes së djeshme dhe askush nuk ka qëlluar ndaj policisë.
BW/d.i.