Nëse i shikoni rrjetet sociale si një mundësi për të bërë përshtypje sa më të mirë tek njerëzit e tjerë duhet të tregoheni të kujdesshëm.
Por kujdesi në rrjetet sociale nënkupton edhe postimin apo mos postimin e disa fotove të caktuara, ku jo domosdoshmërish dukeni keq, por që mund të japin idenë e gabuar.
Sipas Whitney Wolfe, themeluese së rrjetit social Bumble janë 4 lloje fotosh të meshkujve që jo vetëm nuk pëlqehen nga femrat, por edhe japin impresionin e gabuar.
Në fotogalerinë e mëposhtme janë këto 4 lloje fotosh, edhe me sqarimin përkatës të Wolfe, shkruan TCH.
1 – Mos hidhni foto në grup. Duhet hidhni sa më pak foto ku jeni shumë persona në të. Ose nëse e bën sigurohu që të jesh ai që bie më tepër në sy. Jo si ky tipi në foto.
Stop fotove me kafshë të egra. Foto me kafshë të egra pavarësisht impaktit që japin në pamje të parë, nuk u shkojnë meshkujve.Mos postoni më foto me ish-in tuaj Duhet të bëni kujdes kur postoni foto me femra të tjera. Nëse nuk i cilësoni se kush janë atëherë rrezikoni të krijoni keqkuptime të shumta.
Kurrë mos postoni foto të vetes realizuar përmes pasqyrës. Ato jo vetëm që nuk duken mirë, por askush nuk i pëlqen.