Humbja ndaj Ukrainës dhe golat e pësuar nga gabimet e mbrojtësve kanë qenë fokusi i trajnerit De Biasi në seancat stërvitore në Perros Girek.
“Kemi punuar shumë për të shmagur golat të ngjashëm me ato që kemi pësuar në dy ndeshjet e fundit miqësore, të cilat nuk duhet të pësohen nga ekipe të niveleve të Europianit”, tha Bushi.
Menaxheri i kombëtares kuqezi pohon se lojtarët tanë ndihen të qetë edhe pse turne të tillë të vendosin gjithnjë nën presion.
“Ne jemi një ekip i vogël që jemi rritur shumë vitet e fundit. Ne nuk na e kërkon njeri vendin e parë, të dytë ose të tretë. Ne do të japim maksimumin siç kemi bërë edhe në ndeshjet kualifikuese”, thotë menaxheri i kombëtares.
Frika e terrorizmit ka bërë që skuadra jonë përfaqësuese ashtu si 23 ekipet e tjera të bëjnë një jetë të izoluar.
“Është e vështirë të dalësh nga hoteli vetëm. Makinat që futen në hotel nuk mund të dalin më jashtë ose në rast të kundërt i shoqëruar”, tregon Bushi.
Por, Bushi pohon njëkohësisht se kuqezinjtë tanë qenë mbështetje te banorët e Perros Girek, të cilët janë bashkuar me ata pak tifozë shqiptare në mbështetje të përfaqësueses tonë.
Kemi qenë shumë të qetë, madje na kanë pritur shumë mirë. Ndjehemi shumë shumë mirë”, përfundon Bushi./ TCH/ a.k