Libri më i ri i El James i titulluar “Grei”, ku tregohet historia e “50 hijet e Greit” në këndvështrimin e personazhit kryesor, Christian, rrezikon që fillimisht të shitet në tregun e zi.
Hajdutët kanë vjedhur dorëshkrimet e El James, ndërsa policia ka nisur menjëherë hetimet, bashkë me shtëpinë botuese “Penguin Randomhouse”. Ky libër ishte planifikuar që të hedhet në treg më 18 qershor.
Egziston frika që hajdutët do ta nxjerrin librin në tregun e zi, ose t’ua shesin atë medieve, në mënyrë që ato të zbulojnë pjesët e librit. Nga shtëpia botuese nuk pranojnë të komentojnë se si janë vjedhur dorëshkrimet, pasi rasti është duke u hetuar nga policia.
James korri sukses me triologjinë “50 hijet e Greit”, përkthyer në më shumë se 50 gjuhë të botës, duke shitur mbi 125 milionë kopje, e për më tepër edhe me versionin kinematografik, që arkëtoi mbi 500 milion dollarë.