Problemet mes këngëtares së njohur me prejardhje kosovare, Rita Orës, dhe reperit Jay Z, nuk ekzistojnë më.
Ora kohë më parë u raportua se kishte paditur ‘labelin’ “Roc Nation” të udhëhequr nga Jay Z, për ”mungesë përkrahjeje në karrierë”, por tani, sipas “The Sun”, palët kanë arritur marrëveshje dhe Rita është e lirë të zgjedhë një ‘label’ tjetër.
“Rita është më se e kënaqur që më në fund mund të diskutojë me ‘labelat’ tjerë, që kanë qenë duke e pritur mbylljen e rastit. Sapo të përfundojë xhirimet e “Fifty ShadeS” ajo do të përfundojë një marrëveshje të re dhe do të punojë në një album të ri”, ka thënë një burim i mediumit të njohur.
“Ajo do që të kthehet në atë që e do. Ajo ka shumë respekt për Jay Z dhe është falënderuese për gjithçka që ai ka bërë për karrierën e saj. Ajo nuk kishte kurrë mosmarrëveshje me të”, ka shtuar burimi i “The Sun”, transmeton koha.net.
Në muajin shkurt, ishte raportuar se Jay Z i ishte përgjigjur akuzës së Ritës duke e paditur këngëtaren me prejardhje shqiptare.
Rita ishte pjesë e “Roc Nation” që nga viti 2008 dhe akuzonte këtë kompani se nuk i kishte dhënë material të ri për punë në albumin e dytë. Ndërsa, sipas “Roc Nation” në Ritën u investuan miliona dollarë, por ajo nuk kishte punuar sa ishte kërkuar. (b.an)