Britania e Madhe ka ngritur alarmin dhe ka paralajmëruar tifozët britanikë të mos udhëtojnë për në Francë për Kampionatin Evropian, pasi ky vend do të preket nga sulmet e ndryshme terroriste.
Objektivi i ardhshëm për sulme terroriste mund të jetë “Euro 2016” i cili mbahet në Francë, ka thënë zyrtari nga Zyra e Jashtme e Britanisë së Madhe, duke i paralajmëruar tifozët që të kenë kujdes gjatë kampionatit, shkruan Independent.
Në ndihmë të autoriteteve franceze kanë ardhur edhe oficerët britanikë të cilët po luajnë një rol kyç për të parandaluar sulme të ndryshme terroriste./a.m.