Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka theksuar përkushtimin e institucionit për garantimin e barazisë përpara ligjit, duke nënvizuar se barazia ekonomike nuk duhet të përbëjë pengesë për mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve.
Në mesazhin e tij publik, Gogu vuri në dukje rëndësinë e shërbimeve ligjore pa pagesë për kategoritë në nevojë.
“Përmes këshillimit ligjor falas, informimit dhe përfaqësimit në gjykatë, vijojmë të mbështesim qytetarët në njohjen, ushtrimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Aksesi në drejtësi nuk është privilegj, por një e drejtë që duhet të garantohet në praktikë”, shkruan Gogu.
Bilanci javor i shërbimeve dhe financimit
Krahas deklaratës, Ministria e Drejtësisë ka publikuar tabelën me të dhënat javore të punës së Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas, ku pasqyrohen shërbimet e ofruara për qytetarët si dhe pagesat e kryera për profesionalistët e angazhuar.
Sipas të dhënave zyrtare, përgjatë javës janë regjistruar këto rezultate kryesore:
-Ndihmë juridike parësore (këshillim) 135 qytetarë
-Ndihmë juridike dytësore (përfaqësim në gjykatë)
-43 qytetarë
-Aktivitete informuese për referimin e rasteve 17 aktivitete
-Qytetarë të informuar mbi shërbimet 164 qytetarë
-Pagesa për avokatë dhe ekspertë 16 pagesa
-Fonde të likuiduara 640.000 Lekë
Sipas Ministrisë së Drejtësisë, këto masa synojnë rritjen e aksesueshmërisë së sistemit të drejtësisë për të gjithë shtresat shoqërore përmes mbështetjes direkte financiare dhe procedurale.











