Një i ri në gjendje të dehur ka hyrë në ambjentet e urgjëncës në spitalin rajonal të Korçës, duke dëmtuar ambjentet dhe duke terrorizuar bluzat e bardha.
Ngjarja është verifikuar pak pas mesnate, pak momente pas mbërritjes së një shtetaseje, e cila ishte transportuar me urgjencë nga Maliqi për shkak të problemeve shëndetësore.
Pasi stafi mjekësor e vizitoi dhe i dha asaj ndihmën e parë, i riu, në gjendje të dehur, nisi të sulmojë personelin. Ai rrëmbeu një stol dhe me të theu xhamat e goditi pjesë të tjera të ambjenteve të urgjencës, shkruan TCH.
Përveç shqetësimit nga situata e krijuar, personeli mjekësor ka ngritur edhe shqetësimin për ndërhyrjen e munguar të forcave të policisë.
Pasi kanë denoncuar rastin e dhunës tek autoritetet, mjekët kanë apeluar për shmangien e këtyre precedenteve. / a.k