Kryeministri Edi Rama e quajti pajisjen e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza me instrumenta kirurgjikalë modernë si një hap të rëndësishëm në rilindjen e sistemit shëndetësor.
“Është vërtet një operacion i jashtëzakonshëm në sistemin e shëndetësisë, një tjetër hap me rëndësi strategjike në funksion të rilindjes së sistemit shëndetësor shqiptar, të modernizimit të shërbimit spitalor”.
“Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, operacionet kirurgjikale janë shndërruar në burim invaliditeti dhe vdekshmërie në botor. Siguria e kujdesit kirurgjikal në shumë vende nuk njihet si shërbim, pasi bëhet fjalë për një standard që kërkon shpenzime të konsiderueshme. Ne kemi gjetur një investuar ekzistues instrumentesh, që nuk do pranoheshin në asnjë spital në Evropë dhe që në një vend do shkonin për skrap. Shumë prej tyre nuk ofrojnë sigurinë maksimale të sterilizimit. Ka një tjetër të dhënë që është rrëqethëse, Sipas OBSH-së, gjysma e rasteve kur ndodhin komplikacione kirurgjikale, mund të parandalohen. Në këtë spital, ku bëhen gjysmat e ndërhyrjeve të ndërhyrjeve, mbulojmë të gjitha nevojat por në 18 muaj çdo sallë operacionesh do të shërbehet nga kjo baze. Çdo kirurg dhe grup do të ketë në dispozicon. Falënderoj dhe mikpritësit, që bënë të mundur të gjenin materialin e duhur për ti vënë mbi këpucët e mia, të cilat janë në një përmasë jo normale.”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Rama theksoi se ende ka shumë punë për tu bërë në lidhje me sektorin e shëndetësisë, ndërsa do e pyesnin se a ishte i kënaqur, ai tha se: “Jam më i pakënaquri”.
“Në shëndetësi ka ende shumë ende për të bërë se çdo njeri që hynë në pragun e një spitali, ndesh probleme. E dimë shumë mirë se ajo që ngelet për tu bërë është më tepër se ajo që është bërë. Të gjitha ndryshimet janë të vështira, kanë kosto dhe kërkojnë kohë. Nuk kemi shtruar pllaka për të vjedhur leke nga tenderat. Unë jam më i pakënaquri ndër të pakënaqur.”, theksoi Rama.
Kryeministri pohoi ndër të tjera se qeveria do mbajë të gjithë koston e shpifjeve dhe përbaltjeve. “Do mbajmë të gjithë baltën që na ngarkohet çdo ditë, do bashkëjetojmë me çdo deklaratë, pasi në fund të fundit ajo që ka rëndësi për në është se çfarë do të marrim në këmbim të gjithë kësaj force të madhe publik dhe çfarë do marr në këmbim për këtë përpjekje. Ne duhet të durojmë gjithfarëlloj akuzash e shpifjesh. Jam shumë mirënjohës dhe falënderoj për praninë e tij ambasadorin Italian. Ndonëse sot nuk është dita për falënderime me gjithë kusuret, pasi s’kemi ende shtet me institucione serioze”, përfundoi Rama.
D.I.