Ish-ministri Genc Ruli është thirrur sot për të dëshmuar në Komisionin hetimor për privatizimin e OSSH. Gjatë seancës dëgjimore, ish-ministri Ruli tha se Privatizimi i OSSH ka qenë transparent, ndërsa ka shtuar se Banka Botërore ishte pjesë e këtij privatizimi.
“Ka një kontradiktë midis dëshmisë së znj, Egla dhe në kohën e privatizimit nga Banka Botërore. Në lidhje me problemin për luhatjen neto të aseteve duhet një studim i mirë ekonomik dhe kontabël që e pasqyron. Ndikojnë disa faktorë, rritja e borxhit ndaj të tretëve, raporti mes të ardhurave dhe shpenzimeve. Në 2008 me modelin e ri të tregut pati çmime më të larta. Një pjesë e energjisë për të furnizuar popullatën, ka ndikuar pra importi, tek vlera neto e kompanisë. Vlera neto e KESH është ajo e bilancit mbyllës të 2007. OSSH e dinte që ka një lëvizje të vlerës për shkak të ekspozimit për çmime importi më të larta. Dhe ka paraqitur propozim për të ruajtur një vlerë neto konstante. Në ministri duhet të jenë të gjitha këto drafte”, tha Ruli.
Ndërsa deputeti Balla u ndal tek shifrat konkrete të viteve 2007 dhe 2008.
“Ju thatë se deklaratat e zv.ministrit nuk kanë efekt. Zoti Gajo nuk e ka thënë këtë në një gazetë, por në mbledhje qeverie, 12 ditë para mbylljes së afatit. Për herë të parë në verifikimin bilanci i vitit 2008 është miratuar nga asambleja e aksionarëve në 2010. Duke referuar të dhënave mund të pohojmë se 2008 krahasuar me 2007 ka qenë dukshëm më pozitiv. Por çfarë ju ka shtyrë ju të bëni këtë pohim sikur 2008 ka qenë më dobët”, tha Balla.
Në këtë komisioni ishte thirrur për të dëshmuar edhe ish-kryeminsitri Sali Berisha, i cili nuk është paraqitur.
BW/d.i.