Një i ri është arrestuar nga efektivët e policisë së shtetit pas një kontrolli që ka dalë nga korniza normale. 23 vjeçari Gjon Martinaj, pasi është ndaluar nga policia e Lezhës për një kontroll, ka debatuar me efektivin teksa në një moment ka tentuar t’i marrë dhe bllokun e gjobave.
Kjo ka sjellë arrestimin e tij, pasi edhe në kontrollin e makinës, ka rezultuar se i riu kishte me vete edhe rreth 400 gram kanabis./ java/ a.k