Nga Erjon Braçe
Mendojeni pak mund të ndodhte që të arrihej kompromis për ta ndarë drejtësinë mes partive-siç propozonte Berisha e Basha. Nuk ndodhi dhe ky është lajm i mirë!! Kemi ende draftin që ka autorësinë e BE dhe SHBA, të paprekur dhe të pacenuar në thelbin e tij! Të tjerat janë për të qeshur.
Lulzim Basha po reciton pa pushim: i vetmi kusht që kemi është moskapja e drejtësisë. Ky nuk mund të jetë normal, domethënë është i pafytyrë; Sali Berisha dhe Lulzim Basha kanë sot kontrollin e plotë të të gjithë sistemit të drejtësisë.
Kanë kapur KLD-në, kanë shumicën absolute atje;
kanë kapur Gjykatën e Lartë-kanë shumicën absokute atje;
kanë kapur Gjykatën Kushtetuese-kanë shumicën absolute atje;
kanë kapur çdo gjykatë, penale e civile-për shkak të KLD-së çdo
emërim, çdo promovim, çdo ndëshkim vendoset ose jo prej KLDsë së kapur.
Të gjithë ata që emërojnë, i kalojnë sot me 36 vota, vetëm 36 vota! I dhamë sot emërimin e çdokujt në sistemin e drejtësisë me 2/3 e votave, 94 vota!!
E kuptoni çfarë ndryshimi?
Dhe Sali Berisha e Lulzim Basha thonë: nuk do të lejojmë kapjen e drejtësisë!! E kuptoni sa budalla është? Kujton se ka budallenj vërdallë e këta i gënjejnë. E di si është kjo?
Unë e kam drejtësinë, ty s’të lejoj ta kapësh-domethënë ty s’të lë të ma marrësh.
Ne jemi shumë të qartë: nuk duam asnjë nga institucionet e drejtësisë për Partinë Socialiste!!
Por nuk do të lëmë kërkënd tjetër, që ta mbajë në këmbë këtë sistem të korruptuar drejtësie.
Ndaj ky propozimi për ta ndarë drejtësinë mes partive vdiq dje.
Kush është prekur nga ky vendim e po qan në televizion duke bërë të revoltuarin dhe kërkon llogari duke tundur kartën që nuk ekziston të Venecias, të qetësohet: as ti nuk mund të na imponosh drejtësine e partive!!