Policia e Korçës ka arrestuar shtetasin Shpëtim Nazari, për ushtrim dhune në familje.
Burime policore lokale bëjnë të ditur se 27-vjeçari ushtronte sistematikisht dhunë fizike ndaj nënës së tij, 59 vjeç.
Materialet hetimore i kaluan prokurorisë së rrethit për procedimin e mëtejshëm të të arrestuarit, nën akuzën e “dhunës në familje”.
TCH/d.i.