Oops she did it again! Spektakli i së dielës në Top Channel mund të ketë përfunduar, por videot e Luana Vjollcës jo.Bjondia bukuroshe sapo ka ndarë me fansat një tjetër moment nga prapaskenat e “E Diell”, këtë herë duke e quajtuar atë një gabim.
“Mendova se është foto” ka shkruar Luana teksa ka postuar një video të shkurtër e nisur në fakt si foto.
Sigurisht duke pasur parasysh natyrën provokuese të Luit, çdo “gabim” i saj kalon ëmbël. Për të mos përmendur fansat e saj të çmendur të cilët menjëherë kanë vërshuar me komentet e sheqerosura. Eh moj Luana Vjollca, po si nuk i le njëherë këto! #Provokacia