Ai është padyshim njeriu më i urryer aktualisht në Britaninë e Madhe.
Richard Huckle është dënuar me 22 “burgime të përjetshme”.
Që do të thotë se pavarësisht se çfarë ndodh, ai nuk do të dalë i gjallë nga burgu.
Huckle ka përdhunuar mbi 200 fëmijë malajzianë në shtëpitë e pritjes për jetimët.
Ai shtirej si një besimtar i devotshëm dhe pasi fitonte besimin e fëmijëve të mitur i përdhunonte./a.m.