Rastet e procedimeve për dhunë në familje nga policia tashmë janë të përditshme dhe të shumta në numër. Një pjesë e ngjarjeve përfundojnë në organet e drejtësisë ndërkohë një pejsë e amdhe nuk denoncohen fare për shkak të frikës.
Raste nga më të ndryshmet raportohen përditë në organet ligjzbatuese, dhe kryesisht viktima të dhunës janë gratë më së shumti. Por së fundi duket se po thyhet tabuja, dhe dhunimi i burrave nga gratë po kthehet në fenomen të përsëritur.
E njëjta gjë mund të thuhet edhe për rastet e dhunimit të prindërve nga fëmijët, që përbën fenomen mjaft shqetësues. Javanews ka mësuar nga burimet policore një rast të rrallë dhune në familje me protagonist një grua, dhe viktimë një burrë. Nuk bëhet fjalë për dhunë nga bashkëshortja, por për dhunë nga kunata.
45-vjeçarja nga Kuçova me inicialet V.S. dhunonte sistematikisht kunatin e saj, shtetasin me inicialet Q.S. 52-vjeç. Pas raportimit të dhunës, për këtë shtetas ëhstë lëshuar urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes./Javanews/a.m.