Helmimi me salmonelë i 60 qytetarëve që konsumuan ushqim në një ndër restorantet e Tiranës nuk është rasti i vetëm, pasi sipas specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik ka pasur raste të tjera, por kryesisht në ambiente dasmash në rrethe.
Ajo çfarë ngrenë me shqetësim specialistët është se zinxhiri i kontrolit të ushimeve çalon.
“Numri i salmonelozave ka ardhur në rritje. Në lidhje me shpërthimet epidemike që lidhen me ushqimin janë përfshirë një seri strukturash. Duke qenë se secili ka kompetencat e veta, shpesh herë inspektimi çalon”, deklaron Silva Bino, nga departamenti i sëmundjeve infektive pranë ISHP.
Sipas ligjit të inspektimit, Inspektroiati Shtetëror Shendetësor kontrollon dokumentacionin që lidhet me higjenën, ndërsa kontrolli i ushqimit bëhet nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit dhe Instituti i Sigurisë Ushqimore e Veterinare.
“ISHSH, strukturat e Ministrisë së Shëndetësisë janë të përjashtuara nga zinxhiri ushqimor. Të paktën në momentin kur çertifikohet produkti për t’u tregtuar duhet të jetë AKU, ndërsa më pas duhet të jenë autoritetet e MSH, që është ASHSH-ja. Sepse ne kështu jemi të shkëputur nga zinxhiri dhe ndërhyjmë kur lind një emergjencë”, deklaron Eltar Deda, kryeinspektor i ISHSH.
Personat që konsumuan ushqim të kontaminuar tanimë janë jashtë rrezikut, ndërkohë që lokali ku konsumuan vazhdon të jetë i mbyllur. TCH