Si sot, më 6 Qershor, por në vitin 1799, ka lindur shkrimtari rus Aleksandër Pushkin. Poet shpirti rebel i të cilit ka qenë shpesh nën censurë për për shkak të vargjeve të dedikuara për liri, që i shkoi në mërgim nga Moska, diku në Rusinë jugore. Ai vdiq në moshën 38-vjeçare nga plagët e marra në një duel me një aventurier francez (“Eugene Onegin”, “Shtëpiza në Kolomna”).
Ka lindur më 1599, piktori spanjoll Diego Rodriguez de Silva Velazquez, një nga artistët më të mëdhenj në historinë e pikturës, piktori i oborrit të Mbretit Felipe IV (Portrete të anëtarëve të familjes mbretërore, “Dorëzimi i Bredas”, “Venus me pasqyrë”).
1606- Ka lindur dramaturgu francez Pierre Corneille, një nga përfaqësuesit më të rëndësishëm të klasicizmit në letërsinë evropiane, kurse drama e tij “Sid” është drama e parë e madhe e klasicizmit francez. (b.an)