Kombëtarja e Shqipërisë ka mbërritur paraditen e sotme në Francë, për Kampionatin Europian të futbollit, turne në të cilin ajo merr pjesë për herë të parë.
Lojtarët e kombëtares kanë zbritur në aeroportin e lokalitetit Perros Guirec, ku janë pritur nga gazetarë francezë dhe të tjerë të huaj.
Përfaqësuesja shqiptare do të qëndrojë në qytezën Lannior, ku do të pritet edhe nga autoritetet vendase. Mikpritja për kuqezinjtë duket e ngrohtë, pasi në rrugët e qytetit janë vendosur parrulla “Mirësevjen Shqipëri”.
Pritet që në orën 17:30, 23 lojtarët e përzgjedhur nga trajneri Gianni de Biasi të bëjnë stërvitjen e parë në stadiumin e qytezës. (tch / ra.)