Florenc Çapja, një nga të plagosurit e masakrës së shkurtit në Elbasan, ka qenë objektivi i atentatit të sotëm në Elbasan, pranë Prokurorisë dhe Gjykatës së rrethit
Çapja ndodhej në makinën Ford drejt së cilës shtinë atentatorët. Bashkë me të ishte edhe miku i tij, Bledar Muça, i cili ka mbetur i plagosur në gjendje të rëndë.
E plagosur ka mbetur një punonjëse e policisë, jashtë rreziku për jetën, ndërsa vetë Çapja nuk është prekur nga asnjë plumb.
Atentatorët janë larguar me një automjet Volkswagen me targa AA 997 NE nga vendi i ngjarjes dhe nuk dihet identiteti i tyre.
d.i.