Nis sot muaji i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë.
Që në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, besimtarët kanë nisur asgjërimin që do të thotë shmangie e ushqimit dhe e ujit deri në perëndimin e diellit. Për besimtarët myslimanë, agjërimi është muaji i ndjeshmërisë dhe i vëmendjes ndaj personave të varfër, i kujdesit ndaj njerëzve më të dashur dhe muaji i adhurimit të Allahut.
Muaji asgjërues për besimtarët mysliman është shprehi e besimit ndaj Allahut, humanizmit dhe ndjeshmërisë ndaj njerëzve në nevojë duke mbartur në vetvete sakrificën me shmangien e ushqimit dhe ujit nga orët e para të mëngjesit deri në perëndimin e diellit. (java/r.a)