Robert Kiyosaki ka shkruar njërin ndër librat më të famshëm për çështje financiare – “Rich Dad Poor Dad”.
Kiyosaki ka hetuar se dallimi në mes të njerëzve të pasur dhe atyre normal sa i përket pasurisë, ose të varfër, është tek mënyra se si u qasen gjërave që në shikim të parë duken të pa rëndësishme, njofton Klan Kosova.
“Fakti se isha produkt i dy baballarëve më ka dhënë luksin të vështrojë mendimet e ndryshme dhe cili është ndikimi i atyre mendimeve më pas në jetë”, shkruan Kiyosaki në librin e tij “Babai i pasur, babi i varfër”.
Dy baballarët që u referohet ai janë, babai i tij i vërtetë që ishte edhe babai I varfër e që gjithë jetën e tij ishte ballafaquar me mungesë parash dhe babit të shokut të tij më të ngushtë, I cili ishte babai i pasur, që e kishte filluar me shumë pak, por ishte bërë milioner dhe njëri nga njerëzit më të pasur në Haëaii.
Këto janë disa nga dallimet që e bëjnë diferencën sipas Kiyosakit se si mendojnë të varfrit ose njerëzit me pagesë mesatare dhe si mendojnë të pasurit, njofton Klan Kosova.
Babai i varfër: Unë nuk mund ta kem…
Babai i pasur: Si mund ta kem?
Babai i varfër: Unë punoj për para
Babai i pasur: Paratë punojnë për mua
Babai i varfër: Kur është puna tek paratë, luaj në të sigurt, mos rreziko
Babai i pasur: Mëso si ta menaxhosh rrezikun
Babai i varfër: Shtëpia është pasuri
Babai i pasur: Taksat për shtëpinë janë shpenzim
Babai i varfër: Studio fort që në të ardhmen të gjesh një kompani të mirë për të punuar
Babi i pasur: Studio fort që në të ardhmen të gjesh një kompani të mirë për ta blerë
Babai i varfër: Kurrë nuk do të jem i pasur
Babai i pasur: Unë jam pasur
Babai i varfër: Nuk më bëjnë përshtypje paratë
Babai i pasur: Paratë janë fuqi.
Këtu mbyllet diskursi i tij. (b.an)