Tata Martino shpreson që Leo Messi do të jetë gati për ndeshjen kundër Kilit.
Përzgjedhësi i Argjentinës, Tata Martino ka thënë se shpreson shumë që Leo Messi do të jetë gati për ndeshjen e parë të Copa Amerika kundër Kilit.
Ai tha se Messi ka pasur një lëndim serioz, por tashmë ka filluar me stërvitje të lehta.
“Shpresojmë se Messi do të jetë i gatshëm për Kilin”, ka thënë Martino. “Prezenca e tij në fushë do të jetë e dyshimtë deri në minutën e fundit, sepse lëndimi që pësoi është i komplikuar.
Sidoqoftë, ai është rikthyer në stërvitje të lehta, të shohim çfarë do të ndodh”, citon Express. (b.an)