Të paktën 16 civilë u vranë sot për shkak të bombardimeve të regjimit sirian në lagjet rebele të Alepos, sipas OSDH-së dhe reporterëve në terren.
Dhjetëra sulme ajrore të zhvilluara nga mëngjesi kanë bërë nëntë të vdekur në lagjen Qaterji dhe dy të tjerë në Mayssar, mes të cilëve një fëmijë, sipas Observatorit Sirian të të Drejtave të Njeriut (OSDH). Pesë të tjer u vranë në dy zona të tjera të qytetit dhe në periferi.
Në Qaterji, ku regjimi lëshoi një fuçi me eksploziv, një armë shkatërruese e dënuar rregullisht nga OJQ-të ndërkombëtare, reporterët në terren njoftuan se e gjithë rruga ishte mbushur me rrënoja dhe banorët po përpiqeshin të hapnin një kalim nëpërmjet mbetjeve të banesave dhe pluhurit të shkaktuar nga bombardimi.